Si po ndryshon Antarktika?

05/05/2012 21:00

Antarktika, kontinenti në Polin Jugor të Tokës, është e mbuluar me një shtresë akulli, mesatarisht më shumë se dy kilometra të trashë.

Kjo shtresë masive akulli mban 70 përqind të ujit të freskët të Tokës. Por vitet e fundit, ndryshimi i klimës ka filluar të tkurrë shtresat e akullit të Antarktidës, skajet e akullit që shtrihen deri mbi det.

Një studim i ri tregon, sipas Zërit të Amerikës, se akulli është duke u shkrirë jo nga nxehja e atmosferës lart, por nga rrymat e ujrave të ngrohtë, të cilat po zbusin shtresën e poshtme të akullit.

Megjithatë, emëtimet e karburantit fosil nga djegiet në impiantet e energjisë, makinat dhe ndërtesat, kanë ndikim të madh sepse vazhdojnë të çlirojnë gaze në atmosferë.

Pikërisht këto prirje po shkaktojnë ndryshimet aktuale, që kanë përshpejtuar shkrirjen dhe hollimin e akullit të Antarktikës.

Top Channel