Nderohet kompozitori Agim Krajka

05/05/2012 18:50

Me rastin e 75-vjetorit të lindjes së kompozitorit të njohur Agim Krajka, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit është zhvilluar një takim, gjatë të cilit artistit i është dhënë titulli “Nder i Qytetit të Dibrës së Madhe” nga kryetari i Komunës Dibër në Maqedoni, me motivacionin “për merita të vecanta në promovimin e kulturës muzikore shqiptare dhe asaj të trevës së Dibrës, gjatë të gjithë jetës së tij.

Veprimtaria muzikore e Agim Krajkës përfshin një periudhë prej 5 dekadash. Ai ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës dhe këngës.

Ka punuar si dirigjent në Ansamblin e Shtetit, duke shkruar rreth 500 këngë, valle popullore dhe pjesë të ndryshme instrumentale.

Një kontribut të vecantë Krajka ka edhe në muzikën e filmave, duke kompozuar të tilla për filma si “Zonja nga Qytetit”, “Udha e Shkronjave” etj. Një sërë cmimesh dhe titujsh, mes të tjerësh “Mjeshtër i Madh” dhe “Ambasador i Kombit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA