Francë, burgoset fizikanti për terrorizëm

05/05/2012 01:00

Një gjykatë franceze ka dënuar një shkencëtar të laboratorit prestigjioz të CERN-it me pesë vjet burg për komplotimin e sulmeve terroriste.

Adlene Hicheur u arrestua në vitin 2009 pasi policia zbuloi email-et e tij me një kontakt të dyshuar të Al-Kaedas.

Në email Hicheur, i lindur në Algjeri, i sugjerohej të bëhej pjesë e një “njësie aktive terroriste” që do të sulmonte disa objektiva në Francë.

Avokatët mbrojtës argumentuan se klienti i tyre nuk kishte qenë asnjëherë pjesë e një komploti.

Hicheur, i cili është një fizikant i grimcave, ka punuar si një nga kërkuesit që studionin origjinën e universit në laboratorin CERN.

Babai i tij i pranishëm gjatë seancës e përqafoi atë në sallën e gjyqit në Paris para se ai të dërgohej në burg për të kryer dënimin e tij.

Top Channel