Avioni u përplas me kullën më të lartë në Pekin… si u fshi çdo gjurmë nga autoritet brenda pak orësh?!
Agjencia e lajmeve “Associated Press” kërkoi falje publike “për dënimin” e dhënë ndaj reporterit që nxorri lajmin dorëzimit pa kushte të forcave naziste tek aleatët dhe përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një ditë para afatit të vendosur nga forcat aleate.
Lajmi u publikua më 7 maj të vitit 1945 duke nxjerrë sekretin e aleatëve të cilët kërkuan që lajmi të mos bëhej publik deri më datë 8 maj. Vendimi për të mos bërë publik dorëzimin e ushtrisë së Rajhut të III, u mor nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë kohë Rusisë që të mbajë një ceremoni të dytë të fitores në Berlin.
Dorëzimi i gjermanëve ka ndodhur në orën 02:41 të 7 majit të vitit 1945 gjatë takimit të ushtarakëve të lartë nazistë me aleatët në Francë. Në orën 14:41, një radio gjermane bëri publik lajmin e kapitullimit të ushtrisë naziste.
Por megjithë publikimin në radio, lajmi nuk ishte përhapur jashtë Gjermanisë, e për këtë do të ndihmonte korespondenca e gazetarit të AP-së, Ed Kennedy, që pasi dëgjoi lajmin në radion gjermane, një orë më vonë vendos publikimin e saj, përkundër urdhërit të ushtarakëve britanikë dhe amerikanë që lajmi të mos publikohej para orës 15:00 të 8 majit.
Publikimi do t’i kushtonte shumë gazetarit Kennedy. Presioni i qeverisë amerikane dhe asaj britanike detyruan Associated Press që fillimisht të pezullojë e më pas ta përjashtojë nga stafi i saj.
Top Channel