Zgjedhjet vendore në Britani

04/05/2012 00:00

Fitorja është aq e thellë në zgjedhjet lokale ne Britani saqe Laburistet
e opozites po flasin per rikthim te sigurt te Ed Milibandit ne postin e
kryeministrit ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Opozita ka fituar 700 vende keshilltaresh dhe ka fituar bashkite e Bimingamit dhe Kardifit. Nisur nga rezultatet e deritanishme  laburistet kane fituar 39 per qind te votes ne shkalle kombetare, ndersa konservatoret  e kryeministrit Cameron me 31 per qind.

Pjesemarrja ne keto zgjedhje ka qen ne 32 per qind, me e ulta qe nga vitit 2000. Sondazhet parashikojne se ne Londer pritet te fitoje, kandidati i konservatoreve Boris Xhonsen, ish-gazetari karrizmatik, bjond dhe me floke te pakrehura e me origjine te larget turke.

Ai konkuronte me Ken Livingston, ose “Kenin e kuq”, te cilesuar dikur, i cili rikandidonte pas humbjes ndaj Boris Xhonsen ne zgjedhjet e fundit.E nese kjo ishte perzgjedhja e duhur e laburisteve per kryebashkiakun e Londres do te mesohet ne oret e vona te dites.

Nuk eshte hera e pare qe partite e opozites te dalin mire ne zgjedhjet lokale te mesmandatit dhe jo domosdoshmerisht kjo do te thote se kjo vote, nese do te zhvilloheshin zgjedhjet paralamentare do te perkthehej ne nderrim kuajsh ne karrocen e pushtetit.Megjithate sondazhet edhe perpara zgjedhjveve lokale tregojne se partia e Kryeministrit Cameron eshte pas Laburisteve sidomos pas buxhetiti te shpallur dhe masave te ashpra ekonomike.
 

Top Channel