Tjetër vajzë për Maggie Gyllenhaal

04/05/2012 15:20

Maggie Gyllenhaal dhe bashkëshorti i saj Peter Sarsgaard janë bërë me një tjetër vajzë.

Vogëlushja me emrin Gloria Rey erdhi në jetë 19 prillin e shkuar, por vetëm tani është bërë publik lajmi nga përfaqësuesit e aktores.

Që në fillim Maggie dhe Peter janë munduar ta mbajnë sa më të fshehtë shtatzaninë dhe këtë gjë kanë bërë dhe me lindjen e Glorias.

Cifti ka dhe një vajzë tjetër 5-vjeçare me emrin Ramona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA