Tiranë, zjarr në bodrumin e pallatit, dëme materiale

04/05/2012 04:30

Një zjarr i fuqishëm përfshiu orët e para të së premtes bodrumin e një pallati në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Nga burimet e para njoftohet se zjarri ra në bodrumin e pallatit  “Shtator 90”, pranë “Eleonorës”, që përdorej si mobileri.
                            
Edhe pse zjarrfikësit u vonunan, për fat të mirë zjarri i rënë shkaktoi vetëm dëme materiale, ndërsa paniku përfshiu banorët e pallateve përreth.

Ajo që kishte të bënte me vonesën e zjarrfikësve ishte vështirësia që banorët hasën për të njoftuar shërbimin zjarrfikës.

Për shkak të një problemi teknik u njoftuan gabimisht zjarrfikësit e Durrësit, për të cilët shkoi alarmi. Më pas zjarrfikësit e Durrësit fikën aparaturat që të bëhej e mundur lidhja me Tiranën.

Si përfundim edhe pse zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje me vonesë bënë të mundur shuarjen flakëve.

Vlorë, digjet barka, rrezikohen depozitat e bitumit

Një shkëndije elektrike ka bërë që një barkë katër metra e gjatë të digjet tërësisht në plazhin e vjetër në Vlorë.

Fare prane barkes kane qene depozitat e bitumit, te cilat jane rrezikuar nga ky zjarr. Ne vendgjarje kane shkuar forcat e zjarrfikseve, te cilet kane nisur punen per lokalizimin e me pas shuarjen e flakeve. Nuk dihen shkaqet e këtij zjarri të befasishëm ndërsa për të shuar flakët është dashur mjaft punë për shkak se terreni ishte i mbingarkuar nga mbetje inerte.

Ne vendngjarje kane qene edhe shefi i zjarrfikseve Anesti Pasha, si dhe kreu i ARM se Geron Gunbardhi, sipas ketij te fundit ky zjarr mund te sillte nje katastrofe ekologjike, nderkohe qe po hetohet per shkaqet e renies se ketij zjarri.

 

Top Channel