Tiranë, në pranga 4 elektriçistë

04/05/2012 00:00

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 elektricistë të Operatorit të Sistemit të Transmetimit për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.

Roland Braha, Gjin Tali, Lulzim Dosti dhe Azgan Dushaj janë personat e arrestuar, ndërsa policia dyshohen për implikimin e tyre edhe në vjedhje të tjera të linjave të transmetimit të energjisë elektrike.

“Këta shtetas dyshohet se janë autorë të këputjes e më pas vjedhjes së një sasie të konsiderueshme teli alumin, 110 k/volt, e ndodhur në Fushë të Zaltës në Komunën Kashar. Pas një kallëzimi të depozituar nga punonjës së Operatorit të Sistemit të Transmetimit, nisi hetimi disamujor me synimin e identifikimit të autorëve të këtyre vjedhjeve të përsëritura. Dyshohet se këta punonjës, pasi kryenin vjedhjen në bashkëpunim në mes tyre, i shisnin më pas për skrap”, thuhet në deklaratën e Policisë së Tiranës.

Në cilësinë e proves materiale policia u ka seksutruar personave te arrestuar edhe nje sasi teli alumini me peshe 250 kilogram

Top Channel