Mbrojtja antirakete, Rusia kërcënon NATO-n

04/05/2012 00:00

Rusia kërcënon sërish aplikimin e mbrojtjes antiraketë kundër mburojes
së natës në Europë. Në një takim në Moskë me përgjegjës të Aleancë
Atlantike, ministri i Mbrojtjes Serdioukov ka pohuar se nuk ka marrë
ende garancitë e kërkuara, pra se infrastruktura e mbrojtjes balistike
europiane nuk do te perdoret kunder Rusisë.

Kompletimi i fazes se pare te projektit do te njoftohet ne samitin e NATO-s, qe do te mbahet ne fund te muajit ne Cikago.

“Shperndarja e armeve te reja te sulmit ne jug e veri perendim te rusise per shkaterrimin e komplekseve te mbrojtjes balistike perfshire edhe shperndarja e raketave Iskander ne rajonin e Kaliningrad eshte nje opsion i mundeshem per te shkaterruar mbrojtjen antiraketore europiane”, tha komandanti i larte Nikolai Makarov.

Per NATO-n sistemi i tyre mbrojtes nuk kercenon Rusine dhe nuk ka kapacitet per te neutralizuar arsenalin e kesaj te fundit. Sipas zyrtareve te Aleances ai ka si qellim mbrojtjen nga nje sulm i mundshem iranian.

‘Natyrisht ne marrim seriozisht ne konsiderate shqetesimet ruse dhe duam te degjojme me detaje argumentat e tyre. Por ne te njejten kohe mbetemi te bindur se nga pikëpamja taktike analiza e ruseve eshte e dobet”, tha zëvendësekretari i NATO-s, Alexander Vershboë.

Sipas simulimeve te shfaqura nga ushtria ruse kapaciteti i sistemit te mbrojtjes antirakete per te arritur raketa nderkontinentale do te jete real.

Top Channel