Beteja “Sarkozy-Hollande” e futbollit francez

04/05/2012 10:55

Lufta për president në Francë është përcjellë edhe në futbollin francez, ku për një rastësi që nuk ndodhte në Division 1 prej dekadash, rivalët për titull janë edhe skuadrat e mbështetura nga Hollande dhe Sarkozy.

Siç vë në dukje shtypi francez, presidenti në fuqi, Sarkozy, është një ndjekës i zjarrtë i Paris SG, klubit të kryeqytetit, prej një viti në pronësinë e sheikëve.

Historia e parizienëve, është e ngjashme me atë të vetë presidentit, i cili pavarësisht fondeve më të mëdha për fushatë, ndodhet pas në sondazhet parazgjedhore.

Parisi shpenzoi mbi 80 milionë euro për përforcime gjatë verës, buxhet i paimagjinueshëm për skuadrat e tjera franceze, por tre javë nga fundi, mbetet tre pikë pas rivalëve të Montpellier.

Është pikërisht ky qyteti i lindjes dhe i origjinës së Hollande, që ashtu si skuadra e qytetit të tij, u konfirmua në mënyrë të papritur, duke qenë tashmë favoritë për suksesin përfundimtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA