Shakira rikthehet me akrobacitë e saj, këtë herë në shtrat  nëpërmjet videos së nxehtë të këngës “Addicted to you”. Gjithçka nis me një imazh në vaskë, më pas radhën e kanë akrobacitë në shtrat mes qirinjve dhe pasionit për të cilin këngëtarja kolubiane dallohet.

Shakira edhe një herë tregon se di mirë të përdorë sensualitetin e saj, tani me një krehje të re flokësh dhe më e kolme.

Videoja është xhiruar në një ferma në Valencia dhe Kaliforni. Ajo është xhiruar nga Anthony Mandler dhe gjithccka flet në gjuhën e Shakirës, me imazhin e saj perfekt që shoqërohet nga ritmet e nxehta latine.

Kënga është shkruar nga vet ajo dhe interpretohet në spanjisht, por ka edhe një version në anglisht që synon të shndërrohet në një superhit të stinës së nxehtë.

Karriera e këngëtares po shkon si mos më mirë, jeta private gjithashtu. Ky po që është një moment i artë për këngëtaren kolumbiane e cila ka fansa në të gjithë botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA