“Thjesht Demi”, aktorja fshin Kutcher nga “Twitter”

04/05/2012 14:10

Për muaj të tërë pas pas divorcit, Demi Moore mbajti ende mbiemrin Kutcher në rrjetin shoqëror “Twitter”.

Kjo zgjati deri ditën e premte, kur 49-vjeçarja ndryshoi emrin e saj në thjesht Demi (just Demi).

Pas muajsh të tërë vështirësish psikologjike pas divorcit, më në fund Moore duket se po rikuperohet dhe ndryshimi i emrit duket se është një hap pozitiv në rrugën drejt lënies pas së martesës së saj 7-vjeçare.

Në prill, e pyetur në një program televiziv se përse nuk e ndryshonte emrin e saj, Moore deklaroi se nuk e kishte idenë se çfarë emri të vinte dhe se shumë emra me të cilat ajo identifikohet në jetën reale, në rrjetin social ishin tashmë të zëna.

Pa gjetur dot një mënyrë të re për t’u identifikuar në afat të gjatë kohe, 49-vjeçarja do të quhet tashmë “Thjesht Demi”. “Shumë e vështirë të gjesh një emër që të jetë njëkohësisht personifikues, argëtues dhe i pazënë, kështu që për tani do të quhem “Thjesht Demi”. Faleminderit për të gjithë sugjerimet tuaja”, i shkruajti aktorja 5 milionë ndjekësve të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA