Puthja e të famshmëve David e Vic

03/05/2012 00:00

Çifti i të famshmëve, David dhe Victoria Beckham janë bërë sërish
protagonistë. Të dy kanë qenë duke parë një ndeshje basketbolli të NBA
midis LA Lakers dhe Denver Nuggets, kur puthja e shkëmbyer mes të dyve
në një moment afrimiteti është transmetuar ‘live’ menjëherë në ekranin e
madh të pallatit të sportit ku zhvillohej ndeshja.

Të dy, veçanërisht Victoria, janë ndjerë fillimisht të sikletosur, por më pas e kanë kaluar në mënyrë gazmore dhe me sportivitet këtë çast shumë të këndshëm për të tjerët të pranishëm në ndeshje. Ata e panë njëri-tjetrin në ekranin e madh ku zakonisht shënohen pikët, por që në vend të tyre ishte i zbukuruar me zemra të vogla dhe shkrimin ku lexohej “Më puth”.

David dhe Victoria e kaluan duke qeshur situatën dhe deshën s’deshën, e ndanë puthjen e tyre me 20 000 mijë të pranishmit e tjerë në ndeshjen e NBA. Çifti simpatik janë martuar në vitin 1999 dhe kanë sjellë në jetë katër fëmijë, tre djem dhe vajzën e tyre të vogël, e cila ka lindur rreth 1 vit më parë. David dhe Victoria gjithmonë arrijnë të tërheqin vëmendje kudo që janë; ajo me look-un e veçante dhe gjithmonë të kuruar në çdo detaj, ai si një futbollist shumë i talentuar, po edhe një mashkull simpatik dhe i adhuruar nga shumë femra, kështu që nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe këtë herë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA