Një prej kryeveprave të Shekspirit, Henri i 6-të, pjesa e dytë, do të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar, përpara se të performohet në shqip në Teatrin Globe të Londrës, i quajtur ndryshe edhe Teatri i Shekspirit.
Regjisori i shfaqjes, Adonis Filipi i’u ka besuar rolet kryesore të saj, atë të Henrit dhe Mbretereshës Margaret dy aktorëve të rinj: Indrit Cobani dhe Mira Hysaj.
Në role të tjera janë disa prej aktoreve më në zë të skenës si Yllka Mujo, Bujar Asqeriu, Kristaq Skrami dhe Vasjan Lami.
Ashtu sic edhe ishte njoftuar, aktori i mirënjohur Ndricim Xhepa nuk do të jetë pjesë e trupës, për arsye shëndetësore.
Shfaqja mund të ndiqet nga publiku në Teatrin Kombëtar prej datës 4 maj, përpara se të udhëtojë drejt Londrës ku do të bëhet pjesë e 37 trupave që do të marrin pjesë për herë të parë në Festivalin e Shekspirit.
Top Channel