Festivali i filmit europian në Tiranë

03/05/2012 01:15

Në Tiranë nisi Festivali i filmit europian, i cili do të jetë i hapur për publikun nga datat 2 deri në 8 maj.

Ky aktivitet është organizuar nga delegacioni i BE në Shqipëri.

Në fjalën e tij ambasadori Ettore Sequi, tha se ky festival është një mundësi për të njohur më mirë vendet e Bashkimit Europian.

“Ne duam që nëpërmjet këtyre filmave të komunikojmë me ju, ashtu sikurse thuhet në një citim se kinemaja dhe filmat janë syri ynë”, tha Sekui.  

“Nëpërmjet këtyre 12 filmave”, shtoi ambasadori i BE, “Në Tiranë gjatë kësaj jave do të bëjmë një udhëtim drejt Europës për këto vlera që i ndajmë së bashku”.
 
Ndërkohë Ambasadori i Danimarkës prezantoi filmat e vendit të tij që do të shfaqen për publikun shqiptar. Njëri prej tyre është një dokumentar për jetën e ushtarëve danezë në Afganistan. Ndërsa tjetri një film danez i cili ka marrë vitin e kaluar cmimin Oskar si filmi më i mirë në gjuhë të huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA