Kryeministri i ri i Rumanisë, Victor Ponta, zbuloi kabinetin e ri, ndërsa premtoi se do të luftojë ndaj “padrejtësive” të shkaktuara nga politika e shkurtimeve të qeverisë së mëparshme.

Përfaqësues i së majtës rumune, Ponta u shpreh se portofili qeverisës do të ndahet në mënyrë të parabartë midis dy partive kryesore të koalicionit të njohur si Unioni Social-Liberal (USL).

Pas prezantimit të programit dhe emrave të kabinetit, Qeveria e Pontës pritet të marrë votëbesimin nga parlamenti në datën 7 maj.

Kabineti i mëparshëm u rrëzua si pasojë e dështimit në një seancë votëbesimi, vetëm dy muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Ish-kryeministri Mihai Razvan Ungureanu, tashmë në opozitë, ngjalli pakënaqësi të përgjithshme në prezanton një plan të shkurtimeve të shumta buxhetore, midis të cilave edhe ulje pagash për punonjësit e administratës dhe ulje të pensioneve.

Duke folur përpara reporterëve, kryeministri i ri u shpreh se “përparësia e qeverisë sime do të jetë të zgjedh padrejtësitë sociale që ka krijuar programi i kabinetit të mëparshëm. Qëllimi ynë do të jetë të krijojmë vende të reja pune dhe jo të rrisim papunësinë, pasi kemi të qartë që ekonomia nuk stimulohet me shkurtime”.

Qeveria e Pontes është një e përkohshme dhe ka një mandat 6-mujor veprimi, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Top Channel