Roli i ri i Amanda Seyfried

02/05/2012 10:00

Është prezantuar posteri i parë zyrtar i filmit ‘Lovelace’ ku aktorja Amanda Seyfried luan rolin e ish-pornostarit Linda Lovelace, e cila ka akuzuar bashkëshortin e saj që e ka detyruar me dhunë t’i hynte industrisë së filmave për të rritur.

Linda Lovelace është protagonistja e atij që konsiderohet si filmi i parë pornografik me subjekt, i xhiruar në vitin 1972. Vite më vonë ajo zbuloi se ishte detyruar nën kërcënimin e armës nga bashkëshorti i saj, Chuck Traynor, për të xhiruar skenat e filmit dhe që gjatë martesës 3-vjeçare ai ka ushtruar dhunë fizike mbi të.

Në filmin ‘Lovelace’ interpretojnë edhe Peter Sarsgaard, James Franco, Sarah Jessica Parker, Bobby Cannavale, Chris Noth, Sharon Stone, Juno Temple dhe Hank Azaria.

Fillimisht roli i Linda Lovelace iu besua Lindsay Lohan, por problemet e saj me ligjin bënë që drejtuesit e projektit të hiqnin dorë nga aktorja amerikane.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA