Paul McCartney, 1400 truproja në Kolumbi
02/05/2012 13:10
Sir Paul McCartney udhëtoi në Bogota për një koncert dhe ‘Daily Mail’ bën të ditur se gjatë qëndrimit në Kolumbi ish-pjesëtari i Beatles u ruajt nga 1400 policë.
Këto masa të jashtëzakonshme sigurie nuk janë kërkuar nga këngëtari veteran, por ka qenë një ide e autoriteteve të shtetit amerikano-latin duke qenë se Bogota njihet si një nga kryeqytetet me kriminalitetin më të lartë në botë.
“Është personazhi më i famshëm që ka vizituar vendin tonë në vitet e fundit dhe duam që siguria e tij të jetë e garantuar 100%”, është shprehur zëdhënësi i Policisë së Bogota.
Qëndrimi i McCartney në Kolumbi zgjati vetëm dy ditë.
Top Channel