“MTV Movie Awards”, sfida e 5 aktoreve hollivudiane

02/05/2012 00:00

Sfida e bukurisë për “MTV Movie Awards” ka nisur që tani. Janë 5 aktore të hijshme të cilat janë në kërkim të titullit për performancën më të mirë femërore  të cilat duket se i kanë hapur luftë njëra-tjetërs edhe për imazhin e mbrëmjes së ndarjes së cmimeve.

Ato janë aktoret Jennifer Lawrence, Emma Stone, Emma Watson, Rooney Mara dhe Kristen Wiig. Një duel i ashpër nga ana tjetër është edhe mes dy filmave ku Lawrance dhe Wiig janë protagoniste, me 8 nominime secili “The hunger games” dhe “Bridesmaids”, filma këta që luftojnë për cmimin më të rëndësishëm, trofeun e “Filmit të Vitit”. Një katogori kjo në të cilën garojnë edhe shumë filma të tjerë si episodi i fundit i sagës “Harry Potter”, “The Help” dhe “Twilight- Breakng Dawn”.

Por në media për momentin përflitet më shumë se për cdo gjë tjetër për sfidën mes aktoreve femra. Ndërkaq në kategorinë e aktorëve më të mirë garojnë Hosh Hutcherson, Daniel Radcliffe,  Joseph Gordon-Levitt, Ryan Gosling dhe Channing Tatum.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA