Michelle Pfeiffer vendosi të interpretonte në filmin e Tim Burton me titull ‘Dark Shadows’ vetëm sepse i pëlqen shumë pamja e vampirëve.
Filmi do të jetë një “remake” i veprës së viteve ’60 dhe Pfeiffer ka qenë gjithashtu një fanse e këti seriali.
“Janë vampirët e parë që mbaj mend dhe kanë qenë shumë seksi. Isha e vogël, por më frymëzonin shumë”, thekson aktorja e famshme.
Pfeiffer zbuloi se në fakt ka qenë ajo që ka kontaktuar fillimisht me regjisorin e filmit për t’i thënë se është e disponueshme për rolin.
“I jam ofruar regjizorëve vetëm një herë gjatë gjithë karrierës sime, por këtë rol e doja shumë”, shton 54-vjeçarja.
Në filmin ‘Dark Shadows’ do të interpretojnë gjithashtu aktorët Johnny Depp dhe Chloe Grace Moretz.
Top Channel