Mali, dështon tentativa kundër juntës

02/05/2012 00:00

Dështon përpjekja kundër juntës ushtarake të ardhur në fuqi me anë të grushtit të shtetit në muajin mars në Mali.

Trupat e juntës sulmuan bazën e rojeve presidenciale në në Bamako, pasi ata tentuan të sulmonin aeroportin, bazë e juntës ushtarake.

Të paktën 27 ushtarë besnikë të presidentit të dëbuar u vranë. “Kaluam të gjitha natën pa vënë gjumë në sy”, thotë një banor i kryeqyteti të Malit.

Qytetarët kërkojnë t’u jepet fund luftimeve dhe dhunës e vendi të dalë nga kriza e të merret me problemin e vërtetë që ndodhet në veri, aty ku veprojnë rebelët tuaregë.

Shumë persona po braktisin kryeqytetin nga frika e përsëritjes së dhunës, ndërkohë që në shenjestër të sulmeve të personave të armatosur janë vënë pikat e karburantit.

Top Channel