Jessica Simpson bëhet nënë

02/05/2012 00:00

Jessica Simpson është bërë nënë për herë të parë, fryt i një raporti të gjatë me të fejuarin e saj, Eric Johnson.

Cifti ka zgjedhur emrin Maxwell për vajzën e cila sapo ka ardhur në jetë. Është vet këngëtarja e cila është dalluar për hijeshinë e saj që ka zgjedhur profilin e saj në rrjetin social Twitter për të dhënë këtë lajm për fansat: “Eric dhe unë jemi të ngazëllyer t’ju njoftojmë për lindjen e vajzës tonë, Maxwell Drew Johnson”.

Më tej në deklaratën e këngëtares shkruhet: “Ne ju falënderojmë të gjithëve për mbështetjen e madhe që na keni dhënë. Kjo ka qenë përvoja më e madhe në jetët tona!”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA