Hungari, zgjidhet presidenti i ri

02/05/2012 00:00

Parlamenti hungarez votoi të mërkurën për Janosh Aderin, anëtar i partisë Fidesz në pushtet, në postin e presidentit të ri të vendit, duke zemëruar partitë e opozitës, të cilat thonë se ky veprim i jep partisë së tij shumë pushtet.

Disa nga partitë e opozitës e bojkotuan seancën e votimit në parlament, ndërsa partia e ekstremit të djathtë Jobbik votoi kundër tij. Por partia Fidesz ka dy të tretat në parlamentin e vendit, kështu që zoti Ader  fitoi me lehtësi në votim.

Zoti Ader, me profesion jurist, është aleat i ngushtë i kryeministrit Viktor Orban dhe ka qenë për tre vjet anëtar i Parlamentit Europian. Kritikët ankohen për lidhjen e tij të ngushtë me zotin Orban, duke thënë se ai nuk do ta bëjë siç duhet detyrën, për shkak të miqësisë me kryeministrin.

Presidenca e Hungarisë është kryesisht ceremoniale, por personi në këtë post ka përgjegjësinë e nënshkrimin të ligjeve. Presidenti gëzon autoritetin ta hedhë poshtë një ligj, duke ja çuar atë përsëri për rishqyrtim Parlamentit, ose Gjykatës Kushtetuese.

Zoti Ader pason ish-presidentin Pal Schmidt, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar pasi Universiteti Semmel-weis i Budapestit ja hoqi doktoratën e vitit 1992, pasi zbuloi se pjesa më e madhe e punimit shkencor ishte plagjiaturë.

Top Channel