Edicioni i 66-të i “Tony Awards”

02/05/2012 00:00

Komuniteti i Broadway-t ka qenë jo pak në ankth për nominimet e edicionit të 66-të të “Tony Awards”. Ato u bënë publike nga aktorja fituese e trofeve “Tony” dhe “Emmy”, Kristen Chenoweth dhe aktori fitues i trofeve “Emmy” dhe “Golden Globe”, Jim Parsons.

Janë 40 shfaqjet të cilat kanë parë dritën e skenës këtë vit në Broadway ato që do të luftojnë për trofetë.

Se kush do të triumfojë, këtë pakkush e di për momentin, por nominimet i udhëheq muzikali “Once”, një rivënie e versionit të vitit 2006. 11 nominime kanë shkuar për këtë produksion tepër të suksesshëm.

Muzikali është një ngërthim i traditës irlandeze dhe asaj çeke, një muzikal që bën bashkë njerëzit të cilët ndajnë të njëjtat pasione për muzikën. Ai interpretohet nga Steven Kazee dhe Cristin Milioti, e cila më heret ka qenë e nominuar për rolin e saj si Elizabeth A. Davis për performancën e aktores më të mirë.

Ky muzikal ndiqet nga “The Gershwins’ Porgy and Bess” dhe “Nice Work If You Can Get It” me 10 nominime secili dhe me 9 nominime kanë shkuar për “Peter and the Starcatcher”.

Ndërkaq, 5 nga nominimet e “Porgy and Bess” kanë shkuar për kategorinë e aktorit e aktores më të mirë. Gara në kategoritë e interpretëve më të mirë duket të jetë tepër e fortë pasi të nominuar janë aktorët më të mirë të shfaqjeve në skenat legjendare të Broadway.

Duke qenë se deri në galanë e ndarjes së çmimeve ka ende shumë kohë, tani radhën e kanë komentet dhe parashikimet se kush do të triumfojë në këtë edicion të radhës së çmimeve prestigjize.

Ceremonia e “Tony Awards” që nderon muzikalët më të arrira të një viti që shfaqen në skenën e Broadway-t, do të mbahet mbrëmjen e 10 Qershorit dhe mikëpritësi i këtij edicioni të 66-të është Neil Patrick Harris, i cili e moderon për të tretën herë në karrierën e tij ceremonië prestigjize.

Sinjali i cili do të prodhohet në Broadway në Nju Jork do të transmetohet në qindra ekrane në të gjithë botën veçmas ekraneve në çdo kënd të Amerikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA