VIP-at në Hollivud dallohen gjithmonë për paraqitjen apo bëmat e tyre të çuditshme, por këtu do ju tregojmë edhe anën shpirtërore të tyre. Ja çfarë lexojnë aktorët dhe këngëtarët në kohën e tyre të lire.
Letërsi klasike, romane dashurie dhe manuale të ndryshme për personazhet e famshëm të botës së artit dhe spektaklit.
Aktori Dustin Hoffman ka zgjedhur librin ‘Apples I Have Eaten’ të Jonathan Gerken.
Aktorja Sarah Jessica Parker po lexon një libër mbi Ana Politkovskaya, gazetaren e vrarë ruse.
Këngëtari Bon Jovi po mëson më shumë mbi jetën e ish-presidentit të SHBA-së Bill Clinton.
Aktorja Sandra Bullock ka vendosur të mësojë sekretet e kuzhinës nëpërmjet një libri me receta.
Këngëtarja Hillary Duff parapëlqen historitë e dashurisë. Libri që po lexon është ‘The Pact’ i Jodie Picoult.
Top Channel