Balotelli-Fico, cfarë zënke…

02/05/2012 16:55

Është përfolur mjaft nga mediat për fundin e lidhjes mes Mario Balotelli-t dhe Raffaella Fico-s, futbollistit dhe showgirl-t italian. Ndarja ka qarkulluar në mediat britanike së pari, pas zbulimeve të njëpasnjëshme të tradhëtive të Balotellit.

Megjithatë, cifti ka qendruar bashkë dhe Fico duket se ka mbyllur njërin sy përballë “tradhëtive të supozuara” të të dashurit të saj. Por këtë herë duket se është krejt ndryshe. Zënka është me serioze.

Të paktën tabloidët britanikë flasin për ndarjen e tyre. Zënka e fundit mes Raffaella-s dhe SuperMario-s ka qenë aq e madhe sa është dashur ndërhyrja e policisë.

Gjithcka ka ndodhur në banesën e tyre. Në debat e sipër, Fico ka dëbuar nga banesa Balotelli-n, e ky i fundit, duke dashur të gjejë një vend për të “strehuar kokën” ka telefonuar zyrat e skuadrës së City-t. Nga këto zyra është nisur një telefonatë drejt policisë, e cila ka mbërritur në shtëpinë e ciftit ku mësohet se i ka gjetur ata duke debatuar për cështje ekonomike.

Por në të vërtetë, sic shkruajnë tabloidët britanikë, ka qenë një deklaratë e Chloe Evans, (bjondja që pretendon se ka qenë e dashura e SuperMario-s për dy vite), ajo që ka tërbuar Fico-n.

Evans ka rrëfyer detaje pikante duke thënë se Balotelli-t, shpesh i pëlqen të vishet si femër, e të mbajë një paruke bjonde.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA