“Iron Maiden” hapin linjë ajrore

02/05/2012 17:10

Vokalisti i një prej grupeve metal më të famshëm të historisë, Bruce Dickinson i “Iron Maiden”, ka vendosur të çojë një hap përpara edhe pasionin e tij të dytë të madh pas muzikës, aviacionin.

Një pilot në jetën e përditshme, Dickinson është drejt themelimit të një firmë të re aviacioni, e cila do të krijojë fillimisht mbi një mijë vende pune.

Njeriu që drejton vetë avionin që transporton pjesën tjetër të grupit dhe fansat më të zjarrtë në turet e tij botërorë, pas falimentimit të kompanisë në të cilën ai ishte pilot, ka vendosur të krijojë linjën e tij, e cila do të quhet “Cardiff Aviation Limited” dhe do të fokusohet në shërbimet çarter e transport të mallrave.

Për të filluar biznesin, Dickinson ka marrë me qera disa hangarë në disa aeroportë në Uells dhe po negocion marrjen me qera të një numri ende të pacaktuar avonësh.

Gjithashtu, një simulator i avionit “Boeing 747”, i cili do të shërbejë për stërvitjen e pilotëve të rinj, është porositur dhe do të mbërrijë muajin e ardhshëm.

Dickinson, i njohur botërisht për linjën e tij “666” gjate tureve muzikore, deklaroi: “Jemi duke u futur në këtë biznes me vetëdijen se ka ende shumë potencial të paeksploruar në tregun e Uellsit Jugor. Është një projekt i studiuar me hollësi, për 18 muaj me radhë”.

Tashmë një grup legjendar, “Iron Maiden” ka hyrë në historinë e muzikës për shumë këngë që kanë kryesuar ndër vite “hit-parade”, midis të cilave “Fear of the Dark”, “The Trooper”, “666, the number of the beast” apo “Iron Maiden”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA