SHBA, video e arritjeve të Obamës

01/05/2012 15:35

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, publikoi një video të re për fushatën ku renditen arritjet gjate tre viteve të para në detyrë.

Video nis me një seri raportesh dhe statistikash për tregun dhe humbjen e vendeve te punës në Shtetet e Bashkuara, duke deshmuar se Barack Obama mbërriti në Shtëpinë e Bardhe në kohën e recesionit më të rëndë në një shekull.

Pamjet filmike tregojne disa arritje legjislative dhe veprime të ndërmarra nga Presidenti, për të përmirësuar ekonomine e vendit. Video përfundon me tekstin “Forëard” (Të ecim përpara) – “Join Us” (Bashkohu me ne).

Ajo do të shfaqet gjatë mitingut të javës së ardhshme në Ohajo, Virxhinia. Video publikohet disa ditë pasi kundërshtari i tij republikan, Mit Romney, përmes një materiali të fushatës, iu drejtua me një pyetje presidentit për papunësinë, veçanërisht për shtetin e Karolinës së Veriut, ku do të zhvillohet në shtator edhe konventa e Partisë Demokratike.

Top Channel