Në gjyq autori i masakrës së Oaklandit

01/05/2012 00:00

Një person i akuzuar për vrasjen e shtatë personave me armë zjarri në
një universitet të Kalifornisë, është shfaqur para gjykatës ku ka mohuar
të gjitha akuzat.

One Goh, 43 vjeç, hapi zjarr në Universitetin e Okios, një kolegj i vogël i krishter në Oakland, më dy prill. Nëse shpallet fajtor, Goh, një ish-student për infermieri, rrezikon të përballet me dënimin me vdekje.

Ngjarja e ndodhur në Kaliforni ishte më e rënda që ndodh në një kampus universitar në Shtetet e Bashkuara, që kur një person iarmatosur vrau 32 vetë në vitin 2007 në Virxhinia Tek.

Prokurorët në Oakland deklaruan se zoti Goh ishte i inatosur pasi i ishte mohuar një rimbursim i taksave, kur mbërriti me një armë të kalibrit 45 në universitet.

Ai po kërkonte për një anëtar të stafit administrativ, por kur nuk e gjeti dot ekzekutoi shtatë persona që i dolën përpara dhe plagosur tre të tjerë.

Më pas ai u largua nga vendi i krimit me një makinë, por ia rrëfeu krimin e rëndë një gardiani në një dyqan, ku dhe ndodhi arrestimi.

Ai pranoi gjithashtu se kishte marrë peng një grua, të cilën nën kërcënimin e armës e kishte detyruar ta shoqëronte nga zyra e saj në një klasë mësimore.

Top Channel