Martin Lawrence ka nisur procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare. Aktori i komedive kë bërë të ditur lajmin e ndarjes një javë më parë nga partnerja me të cilën ka dy vajza 11 dhe 9 vjeç.

“Martin dhe Shamicka Lawrence kanë vendosur të divorcohen. Cifti e ka marrë me konsensus këtë vendim. Do të vazhdojnë të respektojnë njëri-tjetrin dhe të rrisin vajzat”, lexohet në një komunikatë.

Aktori 47-vjeçar ka qenë i lidhur për 15 vjet me Shamicka para se të martoheshin në vitin 2010 në Beverly Hills.

Protagonisti i ‘Bad Boys’ ka qenë më parë i martuar me ish-Miss Virginia Patricia Southall me të cilën ka një vajzë adoleshente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA