Londër 2012 hapet nga “Duran Duran”

01/05/2012 15:45

U fol gjatë për Paul McCartney dhe “Rolling Stones”, si këngëtarët që do të hapnin lojërat olimpike Londër2012.

Por krejt ndryshe ndodhi në realitet. Ata që do të këndojnë live për nisjen e “stafetës së 5 rrathëve”, nuk do të jenë ikonat e viteve ’60 të muzikës britanike, por ata të viteve ’80, grupi i epokës së Margaret Thatcher, grupi i hitit “Wild Boys”, “Duran Duran”.

 Por veç “Duran Duran”, oranizatorët janë përpjekur të përfaqësojnë të gjithë Britaninë në hapje, duke ftuar edhe 3 grupe e këngëtarë të tjerë, si “Snow Patrol” nga Irlanda e Veriut, “Stereophonics” nga Uellsi, ndërsa Skocia përfaqësohet nga Paolo Nutini, nip i dy pronarëve italianë të një dyqani peshku në Gllasgou.

Hapja me “Duran Duran” nga shumëkush mund të shihet si nostalgji e britanikëve për vitet e Thatcher, vitet e Britanisë së fortë, por jo, për organizatorët ishte thjesht zgjedhja më e mirë e mundshme mes “cilësisë dhe çmimit”, pasi “The Stones” dhe Paul McCartney mund të kërkonin shuma të majme për koncertin e hapjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA