Korçë, bie nga traktori, humb jetën

01/05/2012 20:00

Një 60-vjeçar nga fshati Leminot në rrethin e Korçës humbi jetën si pasojë e një aksidenti me traktor.

Sipas të dhënave të policisë, viktima është Servet Leka. Ai ka qenë mbi traktorin që drejtohej nga Kasem Bregu teksa po transportonin ushqim për bagëtitë, kur ka rënë në anën e pasmë të tij.

Si pasojë ai ka marrë plagë të rëndë dhe megjithëse është shoqëruar menjëherë në spitalin e Korçës, nuk ka mundur t’u mbijetojë atyre.

Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit, shtetasin Kasem Bregu për të sqaruar rrethanat e kësaj fatkeqësie.

Top Channel