Vetëm 160 centimetra e gjatë, Kim Kardashian është shumë e shkurtër për të qenë një modele.
Megjithatë, në disa fotografi të fundit të saj, të marra gjatë pushimeve në Republikën Domenikane, 31-vjeçarja dukej sikur ishte bërë gati për sfilatë.
Duke treguar linjat e saj të famshme, me një bikini ngjyrë portokalli, ylli i shfaqjave “reality” në SHBA dukej në formë të mirë fizike dhe e tonifikuar siç duhej.
Së fundmi, Kardashian kaloi disa ditë në plazhet e Karaibeve, përpara nisjes së një periudhë të ngarkuar me punë.
Së bashku me familjen e saj, Kim mori me qera një vilë me mbi dhjetë mijë metra katrorë hapësirë, për 6 mijë dollarë në ditë.
Ky ishte udhëtimi i përvitshëm i familjes Kardashian, që një vit më parë fluturoi deri në Bora Bora për pushimet e saj, në një udhëtim në të cilin 31-vjeçarja u shoqërua edhe nga ish-i dashuri i saj Kris Humpries.
Top Channel