Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, mirëpriti marrëveshjen për rolin ndihmues të OSBE-së në organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe në territorin e Kosovës.

“I bëj thirrje Prishtinës dhe Beogradit të vijojnë bashkëpunimin me OSBEnë, në mirëbesim, në mënyrë që votimi të zhvillohet paqësisht dhe në mënyrë të regullt. i bëj thirrje të gjitha palëve të frenohen nga çdo veprim që mund të shkaktojë tension”, thekson Ashton në një komunikatë për shtyp.

Sipas përfaqësueses së lartë të BE-së, klima e sigurisë në vend pritet të vëzhgohet nga EULEXi, i cili pritet të zbatojë mandatin e tij, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e tjera ndërkombëtare dhe lokale të përfshira në këtë proces.

Top Channel