1 Maji, dita e protestës

01/05/2012 00:00

1 Maji, eshte Dita Ndërkombëtare e Punëtoreve, dhe ata vazhdojnë të
protestojnë, në të gjithë botën. Në fokus ështe Europa, ku pakenaqesia
sociale po rritet si pasoje e masave të shpëtimit te qeverive, për të
sheruar ekonomite e tyre.

Mijera punetore greke, pensioniste dhe studente marshuan paqesisht ne sheshin kryesor te Athines. Ata mbanin pankarta ku shkruhej: “Revolte” dhe “Taksa pasanikeve”. Perkrahesit e partisë komuniste u mblodhen ne zonën industriale te Aspro/Pirgos, ne periferi te kryeqytetit grek, ne mbeshtetje te punetoreve në një fabrike celiku, ne greve prej disa muajsh.

1 Maji në Greqi është shndërruar në institucion ne Greqi-sic thone analistet. Sipas tyre ndoshta do të ketë më pak dhunë, sepse greket jane perqendruar ne zgjedhjet e pergjithshme të se djelës, ku ata pritet te shpalosin revolten kundër masave të qeverisë.

Në Spanjë pritet te zhvillohet nje proteste ne qender te Madridit, edhe ne Portugali do te kete grumbullime te organizuara nga sindikatat.

Në Rusi, presidenti rus, Dimitri Medvedev dhe kryeministri Vladimir Putin iu bashkuan marshimit ne rruget e Moskes, ku merrnin  pjese 100 mije persona -duke kujtuar paradat e dikurshme te majit.  Marshimi titullohej “Festa e Punes dhe Pranveres”.

Levizja “Occupy” ka apeluar për protesta në të gjithë botën, në ditën e 1 Majit. Lëvizja rrembeu vemendjen boterore me protestat ne “Occupy Wall Street”, shtatorin e kaluar, por duke ruajtur profilin pas përkrahesit e saj nisen të zhvendoseshin nga njëri shesh ne tjetrin, në Shtetet e Bashkuara. Përmes deklaratës e ka quajtur një ditë pa 99%, duke iu referuar slloganit se 1 % mbreteron mbi 99 % e papushtetshem.Grumbullimi i tyre me i madh do te jete ne Neë York.

Për të kujtuar diten e 1 Majit, protesta zhvillohen edhe ne Azi; Në Hong Kong rreth 5000 punetore kerkuan rritje te pagës dhe permiresim të kushteve të punës. Po kështu në Manila të Filipineve, protestuan rreth 8000 punetore, ndersa në Xhakarta të Indonezise mbi 9000 punetore marshuan për me shume mbrojtje ne punë.

1 Maji Dita Nderkombetare e Punetoreve kujtohet ne shume vende te botes, permes protestave dhe marshimeve te punetoreve dhe sindikatave. Kjo dite, na rikthen ne vitin 1886, ne masakren e Hejmarket ne Cikago, ngjarje qe pasonte grevat qe kishin perfshire Shtetet e Bashkuara.
 

Top Channel