Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona Shumë politikanë europianë deklaruan se do të bojkotojnë “Euro 2012” që
do të zhvillohet në Ukrainë. Reagimi vjen pas publikimit të fotove të
ish-kryeministres Julia Timoshenko, një prej nismetareve të Revolucionit
Portokalli te vitit 2004.
Ajo tregoi shenjat ne trup, deshmi e dhunes së pesuar nga rojet e burgut. 51-vjeçarja eshte denuar me 7 vjet burg, për evazion fiskal. E përjavshmja “Der Spiegel” citon burime qe thonë se kancelarja gjermane, Angela Merkel është e gatshme të anulojë pjesëmarrjen në ndeshjet e Ukrainës, nëse Timoshenko nuk lihet e lire perpara nisjes se Kampionatit Europian. Vendimi i saj vjen pas lutjes së Eugenias, vajzës së politikanes ukrainase, e cila iu drejtua qeverise gjermane me thirrjen: “Shpetoni nënën time. Fati i saj dhe vendit tim janë e njejta gje; nëse ajo vdes edhe demokracia bashkë me të”.
Ministri i Brendshem gjerman Hans Peter Fridrih, njekohesisht edhe minister i Sporteve deklaroje se do ta bojkotoje ndeshjen Gjermani-Holande ne Karkiv, ku ajo mbahet e izoluar. Ministri i Jashtem gjerman u shpreh i shokuar per Timoshenkon, te ciles i eshte mohuar trajtimi i nevojshem mjekesor, ne kundershtim te detyrimeve ligjore dhe morale.
Menaxheri i Bajernit te Mynihut, Uli Hoennes i beri thirrje presidentit te UEFA-s Mishel Platini- duke folur kunder regjimit autoritar ne Ukraine. Per bojkotimin e Euro 2012 foli edhe menaxheri i Borusia Dortmund. Javen e kaluar, presidenti gjerman, Joakim Gauk deklaroi se nuk do te marre pjese ne samitin qe zhvillohet muajin tjeter Ukraine. Vendimi i tij u ndoq edhe nga presidentet e Sllovenise dhe Austrise.
Prej 10 ditësh Timoshenko ka hyre ne greve urie. Ajo vuan nga hernia diskale. Gjyqi ndaj saj u shty me 21 Maj, pas mungesës per arsye shendetesore. Sipas disa vëzhguesve kjo mund te jete shenja e pare e çtendosjes, prapa të cilës fshihen presionet e qeverisë gjermane për ta shtruar në një klinikë në Berlin ish-kryeministren, e cila nuk u beson mjekeve të zgjedhur nga qeveria.
Top Channel