Siri, sulme kamikaze në Idlib

30/04/2012 15:30

Të pakten tetë persona humbën jetën pas dy shpërthimesh kamikaze në qytetin e Idlibit, në veri-perendim të Sirisë.

“Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut” raportoi për mbi 20 të vrarë në sulmet qe vunë në shenjestër forcat e sigurisë.

Shpërthimet ndodhën shumë pranë selisë së Sherbimeve Sekrete të Forcave Ajrore dhe shumica e viktimave ishin pjesetarë të personelit të sigurisë.

Televizioni Shtetëror raportoi për sulme kamikaze dhe se mes të vrarëve kishte dhe civilë. Pamjet tregojnë shkatërrimin, ndërtesa të mëdha të shkatërruara, rrugët e mbushura me mbetje betoni dhe makina të djegura.

Korrespondenti i BBC-së në Bejrut, Xhim Mjuir, shpjegoi se Idlibi njihet për kundershtimin ndaj regjimit, por kohët e fundit ka qenë një qytet relativisht i qetë, sepse atje u vendosen dy vëzhgues të OKB-së. Aktivistët thanë se shpërthimet ndodhën 200 metra larg hotelit të monitoruesve.

Ndërkohë, kreu i misionit të vëzhguesve, gjenerali Robert Mood, mbërriti ne Siri dhe pas tij, në ditët e ardhshme pritet nje grup prej 30 monitoruesish.

“Dhjetë vëzhgues te paarmatosur, 30 vëzhgues te paarmatosur, 300, madje dhe 1000 nuk mund te zgjidhin te gjitha problemet. Që plani gjashtë pikesh i Kofi Annan të arrije sukses, u bej apel të gjitheve, u kërkoj të ndalojne dhunën dhe të ndihmojnë në shuarjen e dhunës në të gjitha format”, deklaroi Mood.

Norvegjezi u takua me Ministrin e Jashtëm Sirian, Faisal Mikdad, në kohën kur televizioni shtetëror raportoi për vdekjet e civilëve dhe pjesëtarëve të sigurisë, pas shpërthimit në Idlib.

Të pakten 500 persona kanë humbur jetën ne Siri, prej 12 prillit, kur autoritetet miratuan armëpushimin. Të enjten, Sekretari i Përgjithshem i OKB-së, Ban ki-Moon nënvizoi se Qeveria Siriane është në shkelje të plote të planit të paqes së miratuar nga OKB dhe Liga Arabe e i kërkoi Damasku të zbatojë marrëveshjen pa vonesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA