SHBA, 3 viktima në garat me jaht

30/04/2012 08:00

Të paktën tre persona kanë vdekur gjatë një gare me jahte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që Roja Bregdetare amerikane është në kërkim të anëtarit të katërt të ekuipazhit të jahtit Aegen.

Organizatorët e garës në Newport Sailing Association bënë të ditur se ky jaht u përplas me një anije shumë të madhe gjatë garës. Aksidenti ka ndodhur disa javë pas një tjetër aksidenti fatal në Kaliforni gjatë garave të tilla. Pesë persona vdiqën në fillim të prillit kur jahti i tyre u përplas tek shkëmbinjtë si pasojë e erërave të forta.

Garat në San Francisko u pezulluan për të parë nëse kushtet e sigurisë mund të përmirësohen. Zyrtarët e garave theksuan se jahti Aegen u zhduk nga sistemi i tyre i gjurmimit të shtunën. Viktimat janë William Reed Johnson dhe Joseph Lester Stewart, ndërsa identiteti i pjesëtarëve të tjerë të ekuipazhit nuk është zbuluar ende.

Marinarë të tjerë theksojnë për Associated Press se anijet e mëdha mund të godasin jahtet pa i vënë re dhe pa e kuptuar aspak se kanë shkaktuar dëme.

Top Channel