Këngëtarja Katy Perry është e vendosur që të fshijë çdo gjurmë të martesës 1-vjeçare me Russell Brand, pas divorcit të firmosur në dhjetor 2011.
Perry ka nxjerrë në shitje apartamentin që çifti bleu në Manhatan dhe është aq e vendosur që ta “heqë qafe” sa më shpejt shtëpinë e pasur me kujtime të trishta, sa që nuk kërkon fitim në shitje.
Siç raportoi “New York Times”, këngëtarja e ka nxjerrë në shitje banesën për 2,75 milionë dollarë, të njëjtën vlerë me të cilën e bleu atë në shtator 2010, vetëm një muaj përpara se të martohej me komedianin Brand.
Pothuajse 400 metra katrorë, apartamenti ka një hapësirë të bollshme, dy banjo luksoze dhe mbi të gjitha, një tarracë me pamje të mrekullueshme të qytetit.
Sipas mediave rozë, vendimi për të shitur apartamentin në këtë moment nuk është i rastësishëm, pasi Perry ka nisur të frekuentojë kitaristin e grupit “The Machine”, Rob Ackroyd.
Ndërkohë, këngëtarja ka blerë po në Nju Jork një shtëpi me pesë dhoma dhe pesë banjo, me vlerë prej 1,9 milion dollarësh, si bazë të përkohshme, deri në momentin kur do të gjejë një zgjidhje përfundimtare për vendbanimin e saj.
Top Channel