Pastori Terry Jones djeg sërish Kuranin

30/04/2012 15:45

Pastori amerikan Terry Jones, përpara një grupi prej 20 personash, ka vendosur të djegë sërish një kopie të Kuranit dhe një portret të profetit Muhamed.

Objektivi i tij është të sigurojë lirimin e Youcef Nadarkhani, një pastor i krishter i dënuar me vdekje në Iran, por efekti i veprimit të tij mund të jetë komplet tjetër.

Pamjet e djegies së librit të shenjtë islamik dhe ajo e portretit të profetit janë xhiruar nga një telefon celular dhe janë transmetuar në youtube, duke bërë xhiron e botës dhe duke shkaktuar reagime të shumta.

Ministria e Jashtme iraniane ka reaguar duke deklaruar se veprimi është në linjë me “projektin e dështuar të islamofobisë” dhe ka kërkuar që presidenti amerikan të kërkojë falje.

Gjesti i paralajmëruar i pastorit, i kryer përpara një kishe në një fshat të Floridës, ka bërë që në atë vend të mblidhen shumë njerëz, para të cilëve ai ka hedhur në mes të flakëve librin e Kuranit.

Kjo nuk është hera e parë që Terry Jones djeg librin e shenjtë. Në masr të vitit 2011 ai dogji një të tillë dhe transmetoi pamjet e “ceremonisë” në internet.

Pamjet shkaktuan akte të shumta dhune në veri të Afganistanit, ku humbën jetën 12 persona. Pikërisht për këtë, Pentagoni bëri presion ndaj pastorit për të ndalur veprimin e tij ekstrem, por pa patur sukses.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA