Cristiano Ronaldo ka gjetur një mënyrë të mirë për të kaluar zhgënjimin e eliminimit të Realit të tij nga Champions League.
Ai u fotografua të dielën në mbrëmje përkrah të dashurës së tij, Irina Shayk, në një prej daljet e rralla të tyre në publik.
Ndonëse kanë dy vjet së bashku, portugezi dhe supermodelja ruse prirën të mbajnë sa më shumë doza intimiteti në jetën e tyre, duke frekuentuar vende jopopullore.
Megjithatë, çifti tërhoqi vëmendjen e shumë madrilenëve, ndërsa zgjodhi për një mbrëmje të zakonshme në lokalet e Madridit.
Të dy u panë vazhdimisht duke buzëqeshur dhe duke shprehur gjeste afrimiteti ndaj njëri-tjetrit, gjatë orëve në të cilën u shoqëruan nga fotografë të shumtë të pandashëm.
Shayk, modele e “Victoria Secret” dhe ish-koopertina e “Swimsuit Illustrated” konsiderohet gjerësisht si një prej femrave më të bukura në tokë, ndërsa mesfushori vlerësohet gjithashtu si një “sex-simbol” nga shumica e publikut femëror.
Top Channel