Martesa Jolie-Pitt, tani zyrtare, më 11 gusht

30/04/2012 00:00

Pas lajmit se një ndër ciftet më të famshëm të Hollywood-it do të lidhnin martesë, publikohet edhe data e saktë e ceremonisë mes Angeline Jolie dhe Brad Pitt.

“Brangeline” do të celebrojnë në martesë bashkëjetesën disa-vjecare këtë 11 gusht. Kjo datë mësohet se nuk është zgjedhur rastësisht. Prindërit e Pitt janë martuar në këtë datë, dekada më parë dhe do të celebrojnë përvjetorin e tyre, ndaj edhe aktori ka zgjedhur të lidhë kurorë pikërisht këtë ditë.

Në fillim u fol për një ceremoni tepër intime, por duke qenë se cifti ka mjaft miq, në ceremoninë e tyre do të jenë rreth 300 të ftuar.

Për të celebruar martesën është zgjedhur një kishë e shekullit të XII në një fshat të vogël në jug të Francës, ku përgatitjet kanë nisur.

Emrat e parë të të ftuarve janë bërë publikë, ata janë George Clooney, Matt Damon, Johny Deep, Tom Cruise etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA