Izraeli, mur në kufirin me Libanin

30/04/2012 00:00

Izraeli nisi punimet për ndërtimin e një muri përgjatë një pjese të kufirit të tij me Libanin.

Ushtarët izraelitë hoqën telat me gjemba në vijën ku planifikohet të ngrihet muri, pranë vijës blu të Kombeve të Bashkuara, që prej 6 vjetësh monitorojnë kufirin mes dy vendeve.

Mediat izraelite raportojnë se muri do të jetë 2 kilometra i gjatë dhe 10 metra i lartë e do të ndajë Kfar Kilan në anën libaneze me qytetin Metullah në anën izraelite.

Sipas palës izraelite, muri që do të ndërtohet në kufi, ka për qëllim mbrojtjen e qytetit Metullah.

Në vitin 2006, Izraeli dhe grupi i armatosur libanez, Hezbollah, zhvilluan një luftë që zgjati më shumë se një muaj e që u kushtoi jetën të paktën 1200 libanezëve dhe 160 izraelitëve.

Që atëherë, 12 mijë paqeruajtës të OKB-së patrullojnë kufirin për të garantuar armëpushimin.

Top Channel