Qytetarët e Ferizajt votuan këtë të dielë për të zgjedhur kryetarin e Komunës së tyre. Por edhe ky proces zgjedhor u karakterizua nga shumë parregullsi.

Personi i emëruar në pozitën e komisionerit dhe si i tillë do të duhej  të ishte në njërën nga vendvotimet duke vëzhguar procesin zgjedhor. Por nga vëzhgimi jonë ai duket se ka një prioritet tjetër, organizimin e transportit për bashkëfshatarët e tij të cilët për një arsye apo tjetrën nuk mundën të vijnë vet.

Një veprim i tillë është i ndaluar me ligj. Këtë e pranon edhe menaxheri i qendrës së votimit  në fshatin Nerodime, Gani Neziri.
 
Personi në fjalë për të cilin kolegët e tij thonë se quhet Imri Selmani është komisioner në një qendër votimi. Por as ne e as menaxheri i tij Gani Neziri nuk arriti ta takojë më, pasi ai sic duket po fshihej diku në këtë qendër.

Prezenca e personave të paautirozuar sidomos në orët e pasdites është një tjetër shqetësim si për partite politike ashtu edhe për organizatat monitoruese. Ndërsa nuk munguan rastet kur komisioneret erdhën me posterat e kandidatëve për kryetar komune.

Përtej këtyre parregullsive, qytetarët e komunës së Ferizajt kërkojnë që kryetari i ardhshëm të kryejë detyrimin ndaj tyre dhe të përmbushë premtimet parazgjedhore.

Numri i përgjithshëm i votuesve në Ferizaj është 95 mijë. Procesi zgjedhor është vëzhguar nga rret 1500 vëzhgues vendas, por edhe ndërkombëtarë.

Deri në orën 15:30, KQZ-ja ka raportuar se kanë votuar 19.54 perqind ose 18 mijë e 655 votues, një shifër kjo më e ulët se në zgjedhjet e kaluara.

Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka parregullsitë e evidentuara deri më tani nuk e dëmtojnë procesin zgjedhor.
 

Top Channel