Pakistan, vritet punonjësi britanik

29/04/2012 20:43

Një punonjës britanik i organizatave të ndihmave në Pakistan, i rrëmbyer në muajin janar, është gjetur i vdekur.

Khalil Dale, 60 vjeç, i cili ka punuar për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), u rrëmbye në Quetta, në jug-perëndim të Pakistanit.

Trupi i myslimanit të konvertuar u gjet në një kopsht në Quetta me një shënim ku thuhej se ai ishte vrarë nga talebanët, bëri me dije policia lokale.

KNKK e ka përshkruar vrasjen e menaxherit të programit shëndetësor, si një “akt barbar”.

Është e kuptueshme që militantët që e mbanin atë peng kishin kërkuar një shumë të madhe e cila nuk mund të paguhej.

Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hague e ka quajtur vrasjen e tij “të pa kuptimtë dhe mizore”.

Top Channel