Një universitet në qytetin e Kanos, në Nigerinë e veriut, u trondit nga një sulm me bombë dhe me armë automatike, që besohet se ka vendosur në shënjestër studentët e krishterë.
Një zëdhënës i ushtrisë informoi se një numër personash janë plagosur dhe po dërgohen në spital, por është ende i paqartë bilanci i njerëzor i këtij akti terrotist. Ai gjithashtu konfirmoi një numër të pacaktuar të viktimash.
Sipas një personi të brendshëm në universitet, i cili u vendos në kontakt me BBC, sulmi ishte në vazhdim edhe gjatë mesditës të së dielës.
Nga të dhënat paraprake besohet se shpërthimi ndodhi në një sallë ku leksionesh, ku ishin mbledhur në një orë mësimore disa studentë të krishterë.
Ushtarë dhe policë kanë rrethuar universitetin në kërkim të atentatorëve. Asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin, por është e njohur se ekstremistët islamiskë të Boko Haram janë veçanërisht aktivë në Kano.
Në një sulm të mëparshëm në janar prej Bokos, mbi 150 persona mbetën të vdekur, në atë që është deri më sot goditja më e përgjakshme në një sulm të vetëm.
Për qeverinë qëndrore po rezulton i vështirë kontrolli i grupit militant, i cili operon kryesisht në veriun me shumicë muslimane, por që ka goditur edhe në jug, përfshi kryeqytetin Abuxha.
Top Channel