Mariah Carey “rimartohet” në Paris
29/04/2012 11:10
Mariah Carey dhe bashkëshorti i saj Nick Cannon ishin këtë fundjavë në Paris dhe shfrytëzuan rastin për të bërë disa blerje, për të shëtitur në qytetin më romantik të botës dhe… për tu martuar sërish.
Këngëtarja dhe aktori/këngëtar u veshën me të bardha, hipën në Kullën Eiffel dhe u betuan për dashuri të përjetshme.
Të dy e kanë shprehur në Twitter lumturinë e tyre dhe kanë falenderuar ndjekësit e tyre për urimet.
Gjithashtu Mariah Carey dhe Nick Cannon kanë bërë të ditur se do të martohen çdo vit me njëri-tjetrin.
Top Channel