Libani ndalon anijen me armë për rebelët sirianë

29/04/2012 08:40

Flota libaneze ndaloi një anije të mbushur me municione të rënda, mëngjesin e së dielës.

Mjeti lundronte me flamurin e Sierra Leones dhe ishte duke transportuar armë për kryengritësit sirianë. 11 anëtarët e bordit u arrestuan pas inspektimit të realizuar në det.

Sipas agjensisë “Reuters”, disa prej armëve ishin pjesë e stoqeve libiane. Pritej që anija të ndalonte në një port në veri të Libanit, në Tripoli.

Milos Strugar, një zëdhënës i forcës së brendshme të OKB-së në Liban (Unifil), strukturë e ngarkuar me parandalimin e hyrjes së armëve ilagele në vend, konfirmoi lajmin.

Tripoli, qyteti port që mban të njëjtin emër si kryeqyteti i Libisë, është shndërruar në një bazë të rëndësishme për trafikimin e armëve për kryengritësit sirianë dhe Damasku zyrtar është ankuar vazhdimisht rreth kësaj.

Ndalimi i anijes në fjalë konfirmon pretendimet ruse se Libia, e ndihmuar edhe nga qarqe të ndryshme ndërkombëtare, është shndërruar në një burim kryesor furnizimi për rebelët, duke dhënë kështu një kontribut të rëndësishëm në destabilizimin e Sirisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA