Me dhjetëra egjiptianë u plagosën në përleshjet e ndodhura në Kajro të dielën, në një protestë kundër heqjes së disa emrave nga lista e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Midis 23 figurave që regjistruan emrat e tyre, vetëm 13 u lejuan që të konfirmohen si kandidatë zyrtarë.
Midis të përjashtuarve figuron një udhëheqës i partisë së Vëllazërisë Muslimane dhe ish-kreu i Shërbimeve Sekrete Egjiptiane në kohën e Mubarakut.
Sipas medias vendase, protestuesit ishin mbështetës të kandidatit të s’kualifikaur Abu Ismail, një përfaqësues i rrymës ultrakonservatore. Ai u pezullua pasi nëna e tij kishte pasaportë amerikane.
Një demonstrues i dhunuar u shpreh për BBC se protesta e tyre kishte qenë paqësore, deri në momentin kur u sulmuan nga një grup gangsterësh, që sipas tij ishin agjentë të policisë.
Egjipti do të zgjedhë në muajin maj presidentin e parë në më shumë se një vit, që prej rrëzimit të Hosni Mubarak në shkurt 2011. Njeriu që drejtoi me dorë të hekurt vendin për 32 vjet u detyrua të braktiste pushtetin pas 18 ditësh protestash të dhunshme, në të cilat gjetën vdekjen qindra egjiptianë.
Top Channel