Balotellit i pëlqen buzëkuqi dhe tualeti

29/04/2012 14:50

Yllit të Manchester City, Mario Balotelli, i pëlqen të lyejë buzët me të kuq dhe të bëjë tualet si femër.

Kjo është ajo që zbuloi asistentia e tij personale, 21-vjeçarja Chloe Evans, e cila në një tabloid britanik pretendoi se sulmuesi e ka tradhëtuar të dashurën e tij, Raffaella Ficco, edhe me të.

Sipas së resë, ata kryen marrëdhënie në tetor 2011, në një kohë kur SuperMario kishte katër muaj që ishte lidhur me të dashurën e tij modele.

Ishte e përditshmja “The Sun” ajo që dha lajmin, sipas të cilit ndihmësja kaloi një javë në vilën e Balotellit në Mançester, ku edhe zbuloi pasionin e pazakontë të futbollistit për produktet e kozmetikës femërore.

“Ishim të dy pak të mërzitur në atë periudhë, kështu që kaluam një javë të bukur. Përdorëm buzëkuqin dhe tualetin tim tek Balotelli dhe përpara se ta merrje vesh, u shndërrua në Marilyn Balotelli. Marios i pëlqente shumë vetja ashtu dhe nuk shkëputej nga pasqyra”, deklaroi Chloe, që pretendon se ka pasur marrëdhënie seksuale me futbollistin edhe disa herë më pas.

Më parë në muajin mars, Balotelli pranoi se kishte patur një histori me një prostitutë, me të cilën ishte frekuentuar edhe Rooney. Ishte vetë futbollisti atëherë që bëri publik lajmin, duke i thënë mediave se i ishin kërkuara para për të mos e bërë publike tradhëtinë e tij, por italiani vendosi të mos e pranonte shantazhin dhe të lajmëronte vetë shtypin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA